E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet panairi profesional i kulinarisë, nga “Neranxi”

Hapet panairi profesional i kulinarisë i organizuar prej kompanisë “Neranxi”. Hapja e këtij panairi i cili përkon edhe me 20 vjetorin e krijimit të kompanisë, do të përcjellë tek të gjithë vizitorët, të gjitha risitë përsa i përket botës së ushqimeve.

Gjatë fjalës së mbajtur, presidenti i kësaj kompanie Nikollaq Neranxi deklaroi se cilësia është thelbi i kësaj pune, pasi ka të bëjë me jetë njerëzish.
 

Panairi do të jetë i hapur deri në datën 17 prill, i cili do të ofrojë për të gjithë të interesuarit shumë lëndë të para që përdoren për pastiçeri, gelateri, produkte për bare dhe kokteile, erëza dhe fruta të thata.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›