Papa Benedikti denon dhunen kunder te krishtereve

Papa Benedikti u ka bere thirrje besimtareve te krishtere te tregohen te forte perballe dhunes dhe mungeses se tolerances fetare.
Udheheqesi i Kishes Katolike denoi shtimin e akteve te dhunes kunder te krishtereve ne Lindjen e Mesme. Papa i beri komentet ne lutjet e tij te pervitshme me rastin e Vitit te Ri sot ne Kishen e Shen Pjetrit. Ai u beri thirrje besimtareve te mos bien ne deshperim dhe pasivitet.
Ati i Shenjte mbajti meshe vetem disa ore pas sulmit vdekjeprures ne Egjipt. Vatikani ka shprehur shqetesim se dhuna ne Lindjen e Mesme ka rezultuar ne nje eksod te te krishtereve nga kjo zone.
Papa njoftoi se do te mirepriste ne tetor udheheqes boterore ne qytetin italian Asisi per te diskutuar perpjekjet per arritjen e paqes.