E Diel, 1 Nëntor 2026

Festimet ne Tirane shenohen incidente nga fishekzjarret

Nuk ka kaluar pa incidente mbremja festive ne Tirane. Sapo ka hyre 2011, ne pavionin e djegie-plastikes, ne Qendren Spitalore Universitare, "Nene Tereza", i jane neshtruar mjekimit disa paciente, te cilet jane lenduar nga ndjezja e fishekzjarreve.

"Kemi pasur disa raste me djegie kapsolla, tre kanë qenë fëmijë, dhe një i rritur që ka dëmtuar dy gishta, që mund ti operohen nesër. Rastet e tjera kanë qenë pa probleme. Një fëmijë ishte 7 vjec, njëri 15 dhe një tjetër ishte 50 vjec", bën të ditur Sherife Myftari, mjeke reanimatore.

Nderkohe, edhe prane urgjences se kirurgjise ne QSUT, eshte shenuar nje aksident automobilistik, nje i ri i cili si pasoje e konsumimit te larte te alkoolit, eshte aksidentuar duke u lenduar ne gjymtyret e poshteme.

"Kemi patur nja dy raste, njëri ishte si pasojë e përdorimit të pijes alkoolike me dëmtime të lehta, me frakturë në gjymtyrët e poshtme, e kemi dërguar dhe atë rast në spitalin ushtarak, në trajtimin ortopedik. Gjendja ishte e mirë dhe sipas sinjalizimit  që kemi marr është trajtuar atje për disa orë dhe është kthyer pranë familjes", thtoë mjeku kirurg Nazmi Metaliu. Por pavaresisht ketyre incidenteve, situata ka qene e qete, dhe pothuajse e njejte krahasuar me nje vit me pare.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›