E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane lind bebi i pare per vitin 2011

Kjo eshte bebja e pare ne maternitetin, "Mbreteresha Geraldine". Nje foshnje e seksit femer, qe ka ardhur ne jete vetem dhjete minuta pasi ka trokitur viti i ri 2011. Mjeket qe kane asistuar ne lindjen e saj thone se ajo dhe nena e saj gezojne shendet te plote.

"Bebi i parë ka lindur në orën 00.10 me operacion, me peshë 3500 dhe gjatësia 50 cm, dmth me parametra normale, e seksit femër. Gëzon shëndet të plotë. Pas bebit të parë, menjëherë ka lindur pas pesë minutash dhe bebi i dytë, po i seksit femër", thotë mjekja Lumnije Dodaj.
 
Ndersa ne maternitetin e ri ne Tirane, "Koco Glozheni", bebi i pare per vitin 2011 ka qene mashkull. Tashme eshte bere tradite qe atmosferes festive, te nates se nderrimit te viteve ti shtohen lindjet e para te foshnjave, te cilat simbolikisht percaktojne dhe mbaresine e vitit qe sapo ka hyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›