E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompey Pres pershpejtim te bisedimeve per anetaresim me Turqine

Lumi i Danubit pershkon jo vetem Budapestin por edhe tre kryeqytete te tjera me shume se cdo lume tjeter ne bote.

Tani Hungaria qe merr presidencen e Bashkimit Evropian diten e Vitit te Ri do qe fondet te qarkullojne ne 14 vendet ne kufijte e lumit.

Strategjia e Danubit ka si synim te permiresoje jetet e mbi 115 milione veteve qe jetojne prane njerit prejt shtrateve kryesore ujore te Evropes ku jane disa nga zonat me te varfra te Evropes kryesisht ne Bullgari dhe Rumani por edhe disa nga me te pasurat ne Gjermani dhe Austri.

Strategjia qe pritet te miratohet nga Bashkimi Evropian perfshin modernizimin e infrastruktures rrugore hekurudhore dhe ujore terheqjen e me shume turisteve krijimin e tregut rajonal te energjise dhe konsolidimim e sigurise njekohesisht me mbrojtjen e ambjentit.

Pervec Strategjise se Danubit presidenca e Hungarise ne BE do te mbizoterohet nga perpjekjet per te miratuar nje disipline te re fiskale per te parandaluar perseritjen e krizes ekonomike ne vendet e bllokut dhe ato te Eurozones.

Por qeveria konservatore e Hungarise shqetesohet se keto plane ambicioze mund te mos realizohen nese Evropa nuk e zmbraps prirjen e plakjes se popullsise.

Ministri i Jashtem Janos Martonyi thote se Evropes i duhen me shume femije dhe shpjegon se Hungaria do te perdore pozicionin ne krye te BE-se per te hapur nje diskutim per vlerat e familjes dhe per te propozuar qe 2014-a te deklarohet Viti Evropian i Familjes.

Ne e dime mire se eshte e veshtire qe Evropa te behet konkurrente ne bote me nje popullsi ne plakje pa perballuar sfiden demografike. Prandaj ne duam te flasim per familje perfshirje sociale lufte kunder varferise. Ne shpresojme shume qe nje strategji te miratohet per ceshtjen evropiane te integrimit te Romeve.

Pervec sfidave sociale dhe ekonomike te Bashkimit Evropian Hungaria do gjithashtu ta perdore presidencen e vet per te perfunduar bisedimet e anetaresimit me Kroacine fqinje dhe te beje hapa perpara ne negocitatat me me aspirante te tjere perfshire vendet e Ballkanit Perendimor si edhe Islanden dhe Turqine.

Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy e pershendeti inciativen pavaresisht nga kundershtimet e disa vendeve anetare qe jane te shqetesuara per koston e zgjerimit te metejshem. Ai parashikon qe bisedimet per anetaresimin e Turqise ne BE te marrin nje vrull te ri gjate presidences hungareze.

Ne vitin 2005 u hapen negociatat e anetaresimit. Ato jane te veshtira dhe komplekse Por ka nje shans qe te shenojme perparim vitin e ardhshem. Perpjekjet e Turqise per reforma kane dhene rezultate te dukshme. Dhe njekohesisht Turqia po lian nje rol gjithnje e me aktiv ne ndermjetesimin mes Sirise dhe Izraelit dhe ne permiresimin e kontakteve me Armenine.

Van Rompuy vleresoi gjithashtu Hungarine per organizimin e takimit te nivelit te larte te Partneritetit te Lindjes me shtetet e ish-bashkimit Sovjetik qe synon permiresimin e sigurise se energjise ne Evrope.

Majin e ardhshem presidenca hungareze do te organizoje nje takim te dyte te Partneritetit te Lindjes ne Budapest. Behet fjale per Armenine Azerbaixhanin Gjeorgjine Bjellorusine Moldavine dhe Ukrainen. Ky partneritet ka nje kapacitet te madh per rritje. Per shembull eshte shume e rendesishme rezervat Evropiane te energjise.

Hungaria do gjithashtu qe ta beje me te lehte per miliona hungarezet qe jetojne ne vendet fqinje qe te marrin pasaporta hungareze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›