E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza drejtesise Gerdeci e 21 janari te pazbardhur

Partia Socialiste ka hedhur akuza te ashpra mbi drejtesine shqiptare. Deputetja Shega Ligori tha se dy ngjarjet me te renda, tragjedia e Gerdecit dhe vrasja e 4 demonstruesve ne 21 janar nuk jane zbardhur ende. Ajo cilesoi si shkakun kryesor te deshtimit te drejtesise presionin politik mbi gjyqesorin.

"Tre vjet më vonë, për viktimat e Gërdecit nuk ka ende drejtësi, por vetëm një proces që është bërë simbol i anti-drejtësisë, ku gjykata po mbetet pre e atyre që duhet të dënohen. Katër jetë të pafajshme u shuan për fajet e këtij pushteti që është hajdut, e që u bë edhe vrasës me paramendim në 21 Janar. Edhe ky proces, si ai i Gërdecit, sot po zhvillohet në një klimë surreale presioni nga forcat e pushtetit që po tentojnë sërish të shkelin mbi ligje e drejtësi. 30 viktima, është bilanci i përfshirjes së drejtpërdrejtë të këtij pushteti vrasës, si autor i krimeve, mbi shqiptarët", deklaroi Shega Ligori, deputete e PS.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›