E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti vizite ne Britanine e Madhe

Papa Benedikti i 16-te mberrin sot per nje vizite 4 ditore ne Britanine e Madhe. Vizita e kreut te Vatikanit ne ishull behet ne nje kohe kur Kisha katolike po perballet me nje skandal abuzimi seksual dhe armiqesi ne nje nga shtetet me laike te Europes.

Edhe pse mijera pelegrine po pergatiten te marrin pjese ne ngjarjet e organizuara me kete rast grupe te te drejtave te njeriut dhe organizatave te tjera te te drejtave civile jane pergatitur per protesta dhe marshime. Protestat mbledhin bashke nje numer te madh organizatash qe protestojne per shpenzimin e parave te taksapaguesve ne nje vizite 20 milione paundeshe si dhe per reagimin e Vatikanit ne lidhje me skandalin e abuzimit me femijet nga Kisha Katolike.

Nje dite para mberritjes ne Edinburg 5 nga personat qe kane deklaruar se kane pesuar abuzime seksuale nga prifterinjte katolike i kane bere serish thirrje Papes te dorezoje informacionet rreth skandalit te reagoje ndaj vuajtjeve te tyre dhe te shkoje me tej se kerkimi i faljes.

Gjate qendrimit te tij ne Britani Papa do te zhvilloje takime me Mbretereshen dhe kryeministrin britanik Dejvid Kamerun i cili i ka ofruar nje mireseardhje te ngrohte. Papa do te vizitoje qytetet e Edinburgut Glasgout Londres dhe Birmingamit. Kjo eshte vizita e dyte qe nje Pape ben ne Britani qe nga reformimi protestant ne shekullin e 16-te dhe e para vizite shteterore.

Elona Mamushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›