E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Françesku ngrit komision hetimor për Bankën e Vatikanit

Një komision hetimor u ngrit nga Papa Françesku, për të rishikuar të gjithë aktivitetet e Bankës së Vatikanit, e përfshirë në një seri skandalesh së fundmi.

Më parë gjatë muajit, Ati i Shenjtë i Vatikanit ndërmorri një tjetër hap për të vendosur nën kontroll aktivitetin e këtij institucioni financiar, duke vendosur një klerik të besuar në krye të Bankës, transmeton TCH.

Një institucion me 114 punonjës dhe asete prej 7,1 miliardë dollarësh, Banka e Vatikanit konsiderohet si një prej organizatave të biznesit më sekrete të botës.

Nën drejtimin e Benediktit XVI, ajo u trondit nga një seri dyshimesh mbi mundësinë e pastrimit të parave.

Në arsyetimin e ndryshimeve të urdhëruara, Françesku u shpreh se mekanizimi i kontrollit do të ketë si qëllim që të sigurojë se banka do të veprojë në "harmoni" të plotë me misionin e Kishës Katolike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›