E Diel, 1 Nëntor 2026

Selami kandidat për deputet: Si në ’92, ju siguroj se PD është garanci drejt BE

LIBRAZHD- Në një miting, me pjesmarrjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të saj, partia demokratike prezantoi në Librazhd kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. Në listën e Lbrazhdit, ndodhet edhe emri i Eduard Selamit.

Në këtë mënyrë, ish-themeluesi i PD-së Eduard Selami i rikthehet PD-së, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Z.Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lënë në mes të viteve ‘90, kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare. 

Selami: Si në ’92, ju siguroj se PD është garanci drejt BE
Ne së bashku me PD i realizuam këto mundësi, sot udhëtojmë si qytetarë të denjë në BE, pa viza, dhe pa radha të gjata në ambasada. Sot jemi anëtarë të NATO. Në këto dy dekada te demokracisë, PD ka nënshkruar cdo marrëveshje per integrimin e Shqipërisë. PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama me bllokoi ne 3 ligjeve nuk lejoi për të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetje për PD dhe zotin Berisha, do th thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët. Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit. Programi i PD është mi i mirë për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 9192 për t’iu hënë se mbështetja që do i jepni PD do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri evropiane”, tha Selami.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›