Papa Françesku krijon një grup kardinalësh këshilltarë për reformimin e Kuries Romake
Papa Françesku, duke marrë shkas nga një sugjerim që doli gjatë Mbledhjeve të Përgjithshme para Konklavit, ka krijuar një grup të kardinajve për ta këshilluar në qeverisjen e Kishës universale e për të studiuar një projekt për shqyrtimin e Kushtetutës Apostolike ‘Pastor Bonus’ mbi Kurien Romake. Kështu njofton një deklaratë e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Grupi i përmendur përbëhet nga kardinajt: Giuseppe Bertello, President i Guvernatoratit të Shtet-Qytet të Vatikanit; Francisco Javier Errazuriz Ossa, kryeipeshkëv nderi i Santiagos së Kilit; Oswald Gracias, kryeipeshkëv i Bombeit (Indi); Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Munih-Feisingut (Gjermani); Laurent Monswengo Panisya, kryeipeshkëv i Kinshasës (Republika Demokratike e Kongos); Sean Patrick O’Malley, kryeipeshkëv i Bostonit (SHBA); George Pell, kryeipeshkëv i Sidneit; Oscar Andrés Maradiaga Rodrìguez, kryeipeshkëv i Tegucigalpa (Honduras), me funksionin e koordinatorit. Në grup të kardinajve figuron edhe imzot Marcello Semeraro, ipeshkëv i Albanos (afër Romës), me funksionin e sekretarit. Mbledhja e parë kolektive e grupit është caktuar nga data 1 deri më 3 tetor 2013. Papa Françesku që tani është në kontakt me Kardinajt e përmendur.
Gjatë një takimi me gazetarë në Sallën e Shtypit të Vatikanit, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë atë Federiko Lombardi, pohoi se Papa Françesku ka dashur të tregoi se e ka bërë të vetin sugjerimin që Konklavi kardinalor pati treguar gjatë Kongregacioneve apo Mbledhjeve përgatitore për Konklavin. Ky është një grup - saktësoi zëdhënësi i Vatikani - që thirret e mblidhet për të dhënë këshilla: kush realisht e ndihmon Papën në qeverisjen e Kishës ditë për ditë me kompetenca përkatëse të përcaktuara sipas detyrave, është Kuria Romake, pra bashkëpunëtorët e përhershëm që e shoqërojnë Papën në qeverisjen e Kishës. Kjo – tha atë Lombardi - më duket më vend për t’u theksuar që të shmangen biseda e hamendje sipas të cilave shërbimi i Kuries Romake vihen në rend të dytë apo reduktohet përgjegjësia e saj: Kuria Romake mbetët me të gjitha kompetencat e veta e me të gjitha përgjegjësitë që në shërbim të Atit të Shenjtë pikërisht në qeverisje të Kishës universale.
Flitet për mbledhjen e parë për në tetor – tha akoma atë Lombardi – prandaj nuk është një grup që duhet të mblidhet në kohë shumë të shkurta, në mënyrë të shpejt, me ndonjë urgjencë. Janë disa muaj përpara që të mbahet mbledhja e parë. Pastaj nuk thuhet asgjë lidhur tipologjinë e periudhës apo të përcaktimit të kohës për takimet apo mbledhjet e grupit: e sipas gjasave do të kalojnë muaj ndërmjet një mbledhje e tjetre. Por, këtë e vendos personalisht Papa me rastin e mbledhjes së parë. E gjatë kësaj kohe – kujtoi atë Lombardi – Papa Françesku është duke vijuar punën e tij të njohjes edhe të Kuries Romake, të bashkëpunëtorëve të tij: ka audienca me përgjegjësit, pra prefektët e Kongregacioneve e të dikastereve të ndryshme të Selisë së Shenjtë.
Një muaj pas zgjedhjes së Papës Françesku, kthesë në dialogun me Islamin/“Papa Françesku po ndihmon për një kthesë të rëndësishme në dialogun ndërfetar. Këtë ndryshim po e perceptojnë edhe bashkësitë arabe”. Shprehet kështu Foad Aodi, kryetar i Bashkësisë së botës arabe në Itali, një muaj pas zgjedhjes së Papës Bergolio më fronin e Shën Pjetrit. Në Kishë, nënvizon, ndjehet një frymë më e thellë dialogu me Islamin, por edhe vëmendje më e madhe për të varfërit. Papa Françesku është shumë pranë Botës së Tretë, prej këndej, shumë pranë njerëzve: mund të jetë Papa i emigrantëve. Duhet mbështetur - thekson Aodi – e vijon: ne, si bashkësi e botës arabe, jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim. E kjo, sepse mesazhi e Papës Françesku është tepër njerëzor. Në të njëjtën vijë është edhe Hamza Robert Pikardi, një nga themeluesit e Unionit të bashkësive dhe organizatave islamike në Itali (Ucoii). Me Françeskun, shpjegon, ndjehet një kthesë e madhe në dialogun me Islamin. Që në fjalimet e para tregoi vëmendje të veçantë ndaj botës islamike. E nuk është e rastit që zgjodhi emrin e Shenjtit të Asizit, i cili dialogoi me Sulltanin. Për Ucoii, ka ndryshuar posaçërisht stili i komunikimit, sepse Papa i parë jezuit ka aftësinë të prekë zemrat e besimtarëve e të jo besimtarëve.
Fokus - Muaji i parë i papnisë së Horhe Mario Bergolios/Me 13 prill kalon muaji i parë i papnisë së Atit të Shenjtë, Horhe Mario Bergolio. Kujtojmë se Papa i 266-të i historisë së krishterimit u zgjodh më 13 mars, pas votimit të pestë. Tymi i bardhë mbi Kapelën Sikstine u duk në orën 19.06, ndërsa në orën 20.22, Papa Françesku doli në Lozhën Qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit për t’u dhënë bekimin gjithë besimtarëve.
Gjatë këtij muaji, Ati i Shenjtë ka përvijuar një magjister, që e do Kishën të varfër për të varfërit, shumë afër njerëzve, siç e ka treguar jo vetëm me fjalët, por edhe me gjestet, që kanë karakterizuar këtë kohë të shkurtër të papnisë së tij. E stili i tij u pëlqen njerëzve, madje edhe jo besimtarëve. Në Itali, 84% e italianëve e 62% e jo katolikëve janë entuziaztë për Papën Françesku, i cili, me mënyrën e tij të komunikimit, po mbush jo vetëm sheshet, por edhe kishat. Mëse 50% e italianëve e ndjen veten më afër Kishës se më parë e 2 ndër 10 jo katolikë i janë afruar Kishës pasi kanë dëgjuar Papën argjentinas. Këto shifra konfirmohen edhe në vende të tjera të botës, si për shembull, në SHBA-të,
Marrë nga Radio Vatikani