E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Francisko mesazh falenderimi Presidentit Nishani

Presidenti i Republikës  se Shqiperise ,Bujar Nishani ka marrë një mesazh falenderimi nga Papa Franciskos, në përgjigje të urimit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan.
Ati i Shenjtw nw mesazhin e tij ka shprehur deshiren dhe vullnetin e mire qe marredheniet mes Selise se Shenjte dhe Shqipërisë do te progresojne.
Ne mesazhin drejtuar presidentit Nishani,Papa Francisko shprehet:
 
“Ju falenderoj për përshëndetjet e ngrohta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Pjetrit. Plot besim se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, i lyp Zotit për Ju dhe popullin tuaj bekime hyjnore paqeje dhe begatie”. 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›