Berisha PS te riktheje anetaret ne Komisionin Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfaqësimin e tij legjitim dhe duhet të jetë opozita ajo që të rikthejë anëtarët e saj. Ky ishte konstatimi i bërë publik nga ana e Kryeministrit Berisha gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar pasditen e sotme me gazetarët.
Sipas tij, tërheqja e komisionerëve ishte kati më i shëmtuar i opozitës, pasi u bë për arsyeje tërësisht personale. Por në vlerësimin e kreut të mazhorancës, ligji ka parandaluar çdo lloj akti qe do të mund të cenonte të drejtën e votimit, ndaj dhe cili do që të jetë qëndrimi i opozitës, procesi zgjedhor do të jetë konform standardeve. Ndërkohë që një tjetër çështje e trajtuar në këtë bashkëbisedim ishte dhe ajo e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Këto lista, sipas tij, ende nuk janë hartuar, por një gjë është e saktë se sido herë dhe në këtë garë, listat nuk do të jenë të ricikluara. Por nga ana tjetër, Kryeministri garantoi njohjen e të gjitha kontributeve. E njëjta do të vlejë dhe për tre ish deputetët e Partisë Socialiste, që për kreun qeverisë, ato kanë dhënë kontribut.
"Listat do t’i merrni vesh sapo të hartohen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta. Ka një frymë, kjo parti nuk jep asgjë tjetër perveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit. Ka një marrëveshje dhe unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i pavotuar. Do mbetet në bankinë edhe për shumë kohë", deklaroi Berisha.
Votimi i tre ligjeve Sipas Kryeiministri, historiku i 3 ligjeve është bërë tashmë i njohur për çdo qytetar shqiptar për mbarë Europën, për SHBA, për ata të cilët kanë interes miqësor të caktuar politik për këtë vend. Ato ligje presin në axhendën e parlamentit, që nga fillimi i vitit 2012 deri në ditën e sotme. “Zoti Rama refuzoi në mënyrë kategorike këto 3 ligje dhe nxori Fierin si pretekst. Ne vendosëm që këto ligje do i miratojmë me referendum të gatshëm në çdo kohë, por shqiptarët humbën mundësinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha. . Madje, në këtë kontekst, kreu i qeverisë garantoi se mazhoranca është gati të votojë çdo ligj, por kjo refuzohet nga opozita. “Për çdo seancë kryetarja Topalli ka përsëritur thirrjen e saj për votimin e 3 ligjeve. Nuk u bë. Statusi humbi, por nuk humbi demokracia shqiptare do ketë zgjedhje dhe zgjedhjet janë një avancim dhe konsolidim i madh i saj dhe sa i përket ligjeve jemi gati t’i votojmë ato. Jemi gati t’i votojmë çdo ditë. 10 ditë më parë ishte prapë Rama që përmendte Fierin, janë cinikë për të krijuar pseudo-ngjarje. Ne jemi të gatshëm, kemi qenë të gatshëm, do jemi të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe çdo ligj, çdo marrëveshje i shërben integrimit të vendit, BE. Ne jemi të vendosur të çojmë para këtë proces, reformat tona bënë të mundur që Shqipëria të marrë statusin me 3 ligjet”, vlerësoi Kryeministri.