E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Gjon Pali afër shenjtërimit

Është aprovuar mrekullia e radhës e Papa Gjon Palit II duke bërë kështu një hap i madh drejt shenjtërimit të Papës së ndjerë.

Kongregacioni i kardinalëve dhe peshkopëve të Vatikanit e kanë pranuar si mrekulli të bërë nga Papa në origjinë polake shërimin e një gruaje nga Kosta Rika. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur më 1 Maj 2011, natën kur është mbajtur ceremonia e beatifikimit të Gjon Palit në sheshin e Shën Pjetrit.

Mrekullia e parë e pranuar nga kongregacioni i kardinalëve dhe peshkopëve ka qenë shërimi i një murgeshe nga Franca, Marie Simon – Pierre. Shërimi i saj nga sëmundja e Parkinsonit pasi është lutur në emër të Papës së ndjerë nuk ofron kurrfarë sqarimi mjekësor, thuhet sipas një njoftimi të Vatikanit. Ky shërim ishte konfirmuar si mrekulli vetëm gjashtë muaj pas vdekjes së Papës në vitin 2005!

E gjitha ajo që e ndan Papa Gjon Palin II nga shenjtërimi është një nënshkrim papnor. Teologët presin që kanonizimi të kryhet deri në fund të këtij viti.

78 papë të tjerë janë kanonizuar deri më tash. I fundit ka qenë Papa Piu X i cili ka shërbyer si udhëheqës i Kishës Katolike nga viti 1903 deri më 1914. Ai ishte shenjtëruar në vitin 1954./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›