E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani/ Gordon Brown jep dorëheqjen

Gordon Brown ka dhënë dorëheqjen si kryetar i qeverisë dhe si lider i Partisë Laburiste.
Në këtë mënyrë i jepet mundësia konservatorit David Cameron të bëhet kryeministër. Vendimi është marrë pas dështimit të negociatave mes laburistëve dhe liberal-demokratëve për krijimin e një koalicioni qeverisës në Britani.
Laburistët e pranuan se përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje që do t'i mundësonte qëndrimin në pushtet, përfunduan pa sukses.
Tani, rruga duket e lirë për një pakt mes Nick Clegg dhe Cameroon-it, që do t'i jepte këtij të fundit postin e kryeministrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›