Papa apel për Krishtlindje: Jepuni fund abuzimeve me fëmijët
Papa Benedikti XVI ka zgjedhur meshën solemne të Krishtlindjes për të apeluar për dhënien fund të gjitha formave të abuzimeve me fëmijët. Udhëheqësi i rreth 1.1 miliardë katolikëve në të gjithë botën i cili gjatë gjithë vitit është shprehur për çështjet e abuzimeve seksuale të kryera nga klerikët katolikë, foli gjërësisht për të gjitha llojet e abuzimeve me fëmijët duke i radhitur që nga rekrutimi i tyrë ushtarë e deri të fëmijët e braktisur të cilët detyrohen të jetojnë në rrugë. "Le të mendojmë për fëmijët e rrugëve të cilët nuk e kanë bekimin e një shtëpie familjare" tha Papa gjatë meshës solemne të mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit. "Le të mendojmë ne për ata fëmijë të cilët janë viktima të industrisë së pornografisë, ose të të gjithave formave të abuzimit, dhe për ata që janë të traumatizuar në shpirt" tha ai. Benedikti XVI I cili shënon sezonin e katërt të Krishtlindjes në krye të Kishës katolike romake u bëri thirrje gjithë besimtarëve "të bëjnë gjithëccka që kanë fuqi për tu dhënë fund vuajtjeve të këtyre fëmijëve". Më parë gjatë vitit, teksa vizitonte Australinë ai u kërkoi falje direkte të gjitha viktimave të abuzimeve seksuale të kryera nga kreri katolik. Ccështja e abuzimeve të klerikëve është një nga temat më të vështira me të cilat Selia e Shenjtë është përballur kohet e fundit. Ndërsa gjatë vizitës së parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai pati takime me disa prej viktimave të abuzimeve seksuale të priftërijve. Në predikimin e tij, Papa tha se njerëzimi ka nevojë për 'bisedë zemrash' për të shpëtuar botën nga e mëkatet. "Vetëm nesë do të ndryshojnë njerëzit do të ndryshojë edhe bota; dhe për të ndryshuar njerëzit kanë për dritën që vjen nga Zoti" tha Papa Benedikti XVI. Ai e riktheu vemëndjen edhe nga Toka e Shenjtë, të cilën pritet ta vizitojë gjatë pranverës. Udhëtimi i tij I cili mund të përfshijë Izraelin, territoret palestineze dhe Jordaninë do të jetë I pari për që kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2005. "Le të mendojmë ne për një vend të quajtur Betlehem, për një vend në të cilin jetoi Jezusi, dhe e deshi aq shumë," tha Papa duke iu referuar vendit kur erdhi në jetë Jezusi. Më tej ai bëri thirrje për të lutur për vendosjen e paqes në territoret e trazuara.