Vondra: Pa zgjidhjen e çështjes së emrit, s’ka negociata për Maqedoninë
Pragë -Zëvendëskryeministri çek, që në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm vendi i tij merr kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonia nuk do të mund të fillojë negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE). “Druaj se të pakta janë treguesit për përparim nëse nuk zgjidhet çështja e emrit. Republika e Çekisë e ndërroi emrin tri herë brenda katër viteve në fillim të viteve të 90-të dhe kjo nuk la gjurmë në identitetin tonë apo në pozitën tonë ndërkombëtare”- tha zëvendëskryeministri Aleksandar Vondra i cili është përgjegjës për integrimet evropiane.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski të hënën tha se në vitin 2009 shteti mund të presë datë për negociata për anëtarësim, pas përmbushjes së kritereve dhe zgjedhjeve. lajm/start