Krasniqi: Me Shqipërinë duhet më shumë bashkëpunim
Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për mediat në Prishtinë, se raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës, janë pozitive, por ka theksuar se bashkëpunimi me Shqipërinë ka më shumë hapësira për të qenë sa më i frytshëm dhe përmbajtjesor. Krasniqi tha se të gjitha institucionet e të dy vendeve gjatë këtij viti kanë ndërtuar raporte të reja, ndërshtetërore, në një realitet të ri të pavarësisë së Kosovës.
"Institucionet e Kosovës, politika në përgjithësi e Kosovës dhe e Shqipërisë, duhet të kërkojnë, të gjejnë dhe të kenë hapësira më të mëdha për të qenë bashkëpunim më i frytshëm dhe më përmbajtjesor", theksoi Krasniqi.
Në raportin e punës së Kuvendit të Kosovës theksohet se "gjatë këtij viti janë realizuar vizita të rëndësishme të kryetarit të Kuvendit si në Shqipëri, Belgjikë, Slloveni dhe SHBA".Ndërkohë, në një konferencë shtypi të zhvilluar sot, Krasniqi tha se "Kuvendi i Republikës së Kosovës po mbyll një vit të suksesshëm pune".
"Axhendën e Kuvendit këtë vit e kanë përcaktuar zhvillimet historike në Kosovë. Arritje të mëdha të Kuvendit dhe të Kosovës këtë vit, pa dyshim kanë qenë shpallja e Pavarësisë, miratimi i simboleve shtetërore dhe i Kushtetutës, miratimi i ligjeve të shtetësisë së Kosovës, formimi i institucioneve përkatëse kushtetuese të saj, njohja e Republikës së Kosovës nga 53 shtete, anëtare të OKB dhe promovimi i shtetit demokratik të Kosovës", theksoi Krasniqi.