E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa feston natën e Pashkëve në kishën e Shën Pjetrit

Së bashku me mijëra besimtarë, Papa Benedikti i XVI- të ka festuar natën e Pashkëve në kishën e Shën Pjetrit në Romë. Liturgjia disa orëshe në kujtim të ringjalljes së Krishtit është pika kulmore e festimeve të Pashkëve në Vatikan.

Gjatë shërbesës fetare sipas traditës Benedikti i dhuroi gjashtë të rriturve nga gjashtë vende të ndryshme sakramentin e pagëzimit. Ndërsa gjatë ditës së dielë, kreu i kishës katolike do të celebrojë Pashkët në sheshin e Shën Pjetrit. Më pas Papa jep edhe mesazhin e tij të Pashkëve si dhe jep bekimin e tij Urbi et Orbi në më shumë se 60 gjuhë të botës.

“Njeriu nuk është produkt i rastësishëm i evolucionit. Mbi këtë koncept këmbenguli papa gjatë kremtimit të pashkës në kishën e Shën Pjetrit. “Nëse njeriu do të ishte një produkt i tillë , atëherë jeta e tij do të ishte e privuar nga shumë gjera saktësoi Papa Benedikti i 16.

Papa Benedikti i 16, e ka mbajtur Meshën e Pashkëve, në periudhën kur Vatikani po ballafaqohet me akuza për abuzime seksuale të fëmijëve nga priftërinjtë. E diela është ditë feste për të gjithë të Krishterët, në mbarë botën festojnë Pashkët. Të Krishterët besojnë se Pashkët shënojnë ditën kur Jezu Krishti ishte ringjallur, pasi i kishte kaluar tri ditë i vdekur në varrin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›