Turqia konkurrencë e fortë e BE-së në Ballkan
BE ka shtuar shqetësimet mbi dominimin e vazhdueshëm të Turqisë në Ballkan, përmes investimeve strategjike, bëjnë të ditur burime pranë Brukselit.
Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtur se Turqia po vazhdon sistematizimin e saj në Ballkan, por nga ana tjetër, Brukseli ende nuk ka definuar ndonjë plan për shtetin turk, i cili dekada të tëra i ka të mbyllura dyert për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane.
Përhapja e Turqisë në Ballkan ka vërshuar të tërë regjionin, shkruan analiza strategjike. Marrëveshja e ashtuquajtur “Lëvizje e Lirë” të cilën kanë nënshkruar dhjetë shtete të Ballkanit (përjashtuar Kosovën) ka mundësuar Turqisë që të merr përsipër pikat kryesore të tregtisë, komunikacionit, mineraleve dhe të energjetikës.
Shuma të cilën Turqia e fitoj përmes tregtisë me shtete e jashtme në vitin 200 ishte 2,9 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2009, ky numër është rritur në 20 miliardë dollarë.
Turqia është duke bërë investime të ndryshme në seksionet private, investime në Infrastrukturë, Universitete dhe objekte të ndryshme. Vetëm për këtë vit është planifikuar që Turqia të investojë mbi 5 miliardë dollarë në tregjet e huaja, ku ky investim do i sjellë 16% më shumë nga shuma e investuar në kasën shtetërore.