E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima të reja të NATO-s në Afganistan

NATO ka njoftuar se gjatë një sulmi me bombë janë vrarë dy ushtarë të Forcës Ndihmëse të Sigurisë Ndërkombëtare në jugun e Afganistanit. Aleanca nuk e ka dhënë vendin ku ndodhi sulmi e as kombësinë e ushtarëve të vrarë.
Një ushtarë i tretë i NATO-s ka humbur jetën kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua në krahinën lindore të Kapisës. NATO gjithashtu njoftojë se operacioni i shpëtimit që u dërgua më pas u sulmua me armë zjarri.
Taibanët, në anën tjetër, thonë se ata e kanë rrëzuar helikopterin dhe se të njejtit e kanë sulmuar më pas edhe ekipin e shpëtimit.
Në tërësi, 135 ushtarë të huaj janë vrarë këtë vit në Afganistan sipas portalit icasualties.org, një website që regjistron numrin e ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë.
Ndërkohë, Ministria e brendshme afgane ka thënë se persona të armatosur kanë vrarë ish shefin civil të qarkut Marxhah në krahinën e Helmandit, Abdul Zahir.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›