Papa i bën thirrje besimtarëve për paqe mes tyre
Nazaret - Papa Benedikti i XVI-të gjatë meshës së tij në qytetin Nazaret i bëri edhe një herë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve për një bashkëjetesë paqësore. Gjatë fjalimit të tij, Papa kërkoi të refuzohet pushteti shkatërrues i urrejtjes dhe paragjykimit, i cili është vrasësi i shpirtit përpara trupit.
Në meshën e mbajtur sot nga Papa ishin të pranishëm me mijëra besimtarë të krishterë. Nazareti është një nga qytetet më të mëdha me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme.
Kjo meshë u mbajt vetëm një ditë pasi Papa Benedikti i XVI-të u shpreh hapur për krijimin e një shteti të lirë palestinez. Ndërkohë, Papa Ratzinger do të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjah, i cili është një armik i betuar për shtetin e lirë palestinez.