Rumani, protesta për pagat dhe sigurinë në punë
Bukuresht - Mijëra punëtorë rumunë protestuan sot në Bukuresht për paga dhe siguri më të lartë në punë. Protestat janë demonstrim i pakënaqësisë në rritje ndaj masave anti-krizë të ndërmarra nga qeveria rumune. Kabineti qeveritar ka ngrirë pagat shtetërore dhe pritet që të ristrukturojë administratën e tepërt. Njëkohësisht, do të monitorohen edhe kompanitë jo efiçente.
Në parullat e protestuesve të veshura me rroba të bardha ishin shkrime me kërkesa për punë. Kohët e fundit Rumania është shndërruar në një ekonomi të goditur nga një deficiti i jashtëm tepër i madh, buxhete të fryra të qeverisë, dhe përkeqësim i situatës së tregut.
Me mijëra vende pune janë mbyllur në sektorin privat si pasojë e situatës së rënduar. Qeveria është detyruar të kërkojë disa herë ndihma nga jashtë, duke ndjekur shembullin e Hungarisë dhe Letonisë.
"Prioriteti aktual është që të krijohen vende pune dhe të sigurohet tregu", deklaron Dumitru Kostin, kryetari i sindikatës së punëtorëve (BNS). Megjithatë, protestat në Rumani kanë qenë më pak të dhunshme se ato të zhvilluara në Letoni dhe Bullgari.