E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kërkon të luftojë piratët somalezë

Teheran - Irani konfirmon ndërhyrjen e tij me dy anije luftarake kundër piratëve somalezë. Këtë fakt e konfirmon vetë qeveria iraniane, e cila njofton se do të dërgojë dy anije në Gjirin e Adenit. Sipas saj, qëllimi i dërgimit të tyre është mbrojtja e marinës dhe e impianteve të naftës.

Mediat e Iranit bëjnë të ditur se anijet luftarake do të nisen pas dy ditësh, dhe do të qëndrojnë në brigjet somaleze për 5 muaj. Piratët janë një problem gjithnjë e në rritje për anijet ndërkombëtare të cilat kalojnë në Gjirin e Adenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›