CIA-Izraelit: Mos sulmoni stabilimentet bërthamore iraniane
Uashington - CIA i bën thirrje Izraelit të mos ndërmarrë asnjë sulm të papritur ndaj stabilimenteve bërthamore të Iranit. Këtë e deklaron Shefi i CIA-s, Leon Paneta, i cili citohet nga radioja shtetërore izraelite. Sipas saj, Paneta ka zhvilluar bisedime para disa javësh me drejtuesit izraelitë në Jerusalem.
Ndërkohë, sipas radios shtetërore izraelite, këta të fundit i kanë premtuar Shefit të CIA-s se nuk do të ndërmarrë asnjë sulm surprizë. Izraeli është shteti i vetëm në Lindjen e Mesme i cili zotëron armë bërthamore.