Papa ne Spanje Ati i Shenjte flet per krizen
Papa Benedikt XVI mbërriti në Madrid, duke nisur kështu vizitën e tij katërditore në këtë vend, që e pret i ndarë mes entuziazmit të pelegrinëve dhe protestave nëpër rrugë. Papa do të festojë me të rinjtë spanjollë, Javën Botërore të Rinisë, por këta të fundit kanë qenë të parët që protetsuan kundër vizitës së tij, qoftë edhe për shkak se Spanja është vendi me papunësinë më të madhe në eurozonë mes të rinjve.
Papa Benedikti u prit në aeroport nga Mbreti Huan Karlos dhe mbretëresha Sofi e Spanjës. Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kleriku i lartë iu drejtua të rinjve me shpresën e ripërtëritjes së interesit të tyre për Kishën Katolike Romane. Ndërsa gjatë fluturimit drejt Madridit, papa ka komentuar edhe krizën ekonomike botërore.
"Ekonomia nuk funksionon vetëm sipas rregullave të tregjeve. Në vend të kësaj kërkohen edhe arsye etike që ajo të vihet në funksion të njeriut. Njeriu duhet të jetë në qendër të ekonomisë, kjo e fundit nuk duhet matur me maksimalizimin e përfitimit, por duke iu përshtatur mirëqënies së të gjithëve”, tha Papa Benedikti i XVI.
Java botërore e rinisë ka mbledhur në Madrid mbi 1 milion pelegrinë. Kritikët e vizitës së papës e nxjerrin koston e udhëtimit në 100 milionë euro, por qeveria nuk ka dhënë shifra zyrtare. Mesha e së dielës, në një park të madh të Madridit, e që shënon kulmin e vizitës së papës në Spanjë, pritet të mbledhë mbi 2 milionë njerëz. Të mërkurën në mbrëmje, mijëra spanjollë protetsuan kundër vizitës së papës, ku pati edhe përplasje me policinë e arrestime.
Juli Prifti