Frika nga kriza tjeter dite e zeze per bursat boterore

Bursat europiane dhe ato amerikane kanë përjetuar sërish humbje të mëdha, ndërsa rikthehet pasiguria e tregjeve që shkakton lëkundje të shpeshta në kohën e krizës ekonomike dhe borxheve të Eurozonës.
Një ditë të trazuar kaluan bursat, ndërsa indeksi francez ra sërish, i kërcënuar nga humbje të mëdha në aksionet e veta. Humbjet llogariten më të rëndar në dy vjet e gjysmë, dhe rikthejne shqetësimin për krizën e borxheve europiane si dhe dobësimin e ekonimisë amerikane.
Financierët thonë se rënia në bursa nuk ëhstë gjë tjetër vecse një vazhdimësi e pasigurisë që ka pllakosur tregjet kohët e fundit. Sektori bankar europian, i ekspozuar ndaj krizës së borxheve të eurozonës, ra me 6.6 përqind dhe përgjatë vitit ka një ulje prej 29.7 për qind.
Më herët, presidenti francez Nicolas Sarkozy gjatë takimit me kancelaren gjermane, diskutuan sigurinë në Eurozonë dhe masat për shpëtimin e euros. Por, tregjet nuk kanë reaguar mirë gjithsesi, duke rritur shqetësimin se deri ku do të arrijnë humbjet në financat botërore.
Në Wall Street, Banka e Amerikës është humbësja më e madhe, duke humbur 6 për qind. Analistët e investimeve në shpjegim të kësaj situate thonë se sytë në Amerikë janë mbërthyer të gjithë në sistemin bankar europian.
Juli Prifti