Gjykata nxjerr minatoret grevistet Do hapim tubacionet

Gjykata e Dibrës ka vendosur që minatorët grevistë të dalin nga ambientet ku janë ngujuar. Në një seancë të zhvilluar gjatë së mërkurës trupi gjykues u shpreh kundër grevës së urisë, duke i dhënë kështu të drejtë Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave, drejtues të së cilit para pak ditësh kërkuan nxjerrjen e minatorëve jashtë. Menjëherë pas vendimit ka reaguar dhe minsitria e Ekonomisë, që kishte bërë dhe ankesën në gjykatë.
Në një njoftim për shtyp vlerësohet vendimi i gjykatës dhe thuhet se nxjerrja e minatorëve duhet bërë sa më parë pasi jetët e tyre rrezikohen. Ekspertë të Ministrisë thonë se ndalimi i punës prej disa ditësh në galeri ka krijuar një situatë aspak të përshtatshme dhe të paparashikushme. Në njoftimin për shtyp, ministria shprehet se veprimet në galeri duhet të kryhen për të mbrojtur jetët e minatorëve.
Ministria e Ekonomisë kërkon që sa më parë të zhbllokohet situata e krijuar. Po gjatë së mërkurës minatorë dhe të afërmit e tyre, për rreth dy orë nuk kanë lejuar lëvizjen e automjeteve në aksin Peshkopi Tiranë. Më pas, menjëherë pas marrjes së lajmit për vendimin e gjykatës dhjetra persona janë grumbulluar te hyrja e galerisë për të mos lejuar lëvizjen dhe kanë bllokuar ashensorët.