Papa para akuzës për pedofili?
Rrjeti i personave të abuzuar nga ana e priftërinjve katolikë (SNAP) ka njoftuar se ka ngehur padi në gjykatë, me qëllim të “ndërmarrjes së aksionit së procedimit të papës” për “përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe për krime kundër njerëzimit, për shkak të dhunimeve dhe keqtrajtimeve të tjera seksuale në gjithë botën”, njoftoi agjencia AFP.
SNAP, me qendër në New York, po ashtu njoftoi se anëtarët e kësaj organizate nga Belgjika, Gjermania, Holanda dhe SHBA udhëtuan drejt Hagës për të nxitur prokurorët që të nisin hetimet në qendrën e Kishës Katolike, në Vatikan.
"Krimet ndaj dhjetëra mijëra viktimave, shumica e të cilëve fëmijë, u fshehën nga zyrtarët më të lartë të Vatikanit. Pra, në këtë rast, të gjitha rrugët vërtet shpijnë në Romë”, thekoi avokatja Pam Spees, nga qendra amerikane për të drejtat kushtetuese, e cila është përfaqësuese ligjore e SNAP.
Si dëshmi, SNAP ka sjellë në Hagë mbi 20,000 faqe material dëshmues, pjesë e të cilit janë edhe raportet (kishtare), dokumentet politike dhe dëshmitë për krime të komitetit priftëror katolik ndaj fëmijëve, por edhe ndaj të rriturve.
Agjencia AFP nënvizon se zëdhënësi i Vatikanit, Frederico Lombadi, refuzoi ta komentonte padinë e viktimave të keqtrajtuara nga priftërinjtë katolikë të ngritur para Gjykatës Penale në Hagë.