E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorensen kërkoi heqjen e flamujve të RS

Vizita e parë e të dërguarit të BE’së në BeH, Peter Sorensen, në Banjallukë me vete solli edhe një befasi. Gjatë takimit që pati me kryeministrin e Republika Srpska, Akesandar Djombic, Sorensen kërkoi heqjen e flamurit të RS. Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 09:36

Kameramanët dhe fotografët nuk arritën të jetësonin takimin ndërmjet Sorensen dhe Djombic, sepse kryeministri i RS refuzoi të hiqte flamurin e RS, i cili ishte vendosur pranë atij të BE’së, kështu që Sorensen nuk deshi që assesi të fotografohej para atij flamuri.

Shefi i delegacionit të BE’së në BeH pak më vonë është takuar edhe me kryetarin e RS, Milorad Dodik, dhe pas atij takimi ka mbajtur një konferencë për shtyp, mirëpo gjatë asnjë takimi tjetër ai nuk ka kërkuar heqjen e flamurit të RS, raportoi të mërkurën portali Sarajevo-x.com.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›