E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërdeklarata PD-PS

Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot pas arrestimit të sekretarit të Dytë të ambasadës shqiptare në Shkup, Agron Haxhiu me drogë. Nënkryetari i grupit parlamentare të Partisë Socialiste Erion Braçe theksoi se diplomacia shqiptare por kthehet në depozita droge.

“Ministria e Puneve te Jashtme, selite diplomatike po kthehen turpësisht ne depozita droge; makinat me targa diplomatike po kthehen ne makina droge dhe përfaqësitë ne trafikante droge. Ne harkun e 6 muajve kjo ministri është përfshirë një xhiron e trafikut të drogës prej një milionë eurosh”-u shpreh Brace.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër i PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar ministrin Lulzim Basha, si të lidhur me trafikantë të tillë. “Nëse Lulzim Bashha pretendon se nuk ka lidhje me këtë rrjet kriminal, të pranojë të vihet vullnetarisht në dispozicion të hetimeve për këtë rrjet kriminal, të heqë dorë nga fshehja e provave shkresore për emërimin e korrierëve të drogës, si dhe të japë dorëheqjen e menjëhershme”-theksoi ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një reagim, zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli theksoi se një rast i tillë, nuk mund të lidhet me të gjithë diplomacinë shqiptare.

“Taulant Balla i faktuar si trafikant qeniesh njerëzore dhe Erjon Brace i faktuar si asistent i Dondollakut por dhe i Kadriovskit Duke shfrytëzuar aktin kriminal të punonjësit të Ambasadës Shqiptare në Shkup u vërsulën me tërbim kundër diplomacisë shqiptare”-theksoi zëdhënësja.

Ajo shtoi se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e diplomatit të Ambasadës tonë në Shkup dhe prêt që drejtësia t’i jap dënimin më maksimal “por në të njëjtën kohë i bën thirrje asaj që këtë dënim t’u rezervojë edhe atyre që janë kapur për trafiqe femrash apo droge e që sot fshihen në emër të imunitetit, atyre si Balla e Bracja e Ramës t’u hap dosjet e ti vendos para drejtësisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›