LSI “mbledh” pesë parti
Tiranë -LSI shpalli sot zyrtarisht Koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”. Në koalicionin që drejtohet nga LSI, bëjnë pjesë edhe pesë parti të tjera, që janë PSV’91, Partia e Gjelbër e Shqipërisë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re, që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Ky koalicion shumë shpejt do të regjistrohet pranë KQZ, sipas procedurave ligjore.
“Është një Koalicion që përbëhet kryesisht nga forca politike të reja, të krijuara në Shqipëri gjatë katër viteve të fundit si një reagim jo vetëm kundërshtues ndaj politikës së vjetër, por njëkohësisht si një propozim, si një zgjidhje por edhe si një zgjedhje e re për shqiptarët, pasi është një koalicion që bazohet mbi vlera shumë të rëndësishme, mbi vlerat e ruajtjes, mbrojtjes, forcimit dhe pavarësisë së institucioneve në këtë vend”-theksoi Meta.