Papa pret Topin: Vatikani mbështet rrugëtimin integrues të Shqipërisë
VATIKAN – Papa Benedikti XVI priti sot në një takim në Selinë e Shënjtë, Presidentin e Republikës Bamir Topi.
Kreu i shtetit së bashku me bashkëshorten u pritën në një audiencë nga Papa Benedikti, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillojnë në Vatikan.
Presidenti Topi vlerësoi rolin e Kishës Katolike, duke theksuar se Vatikani ka qenë dhe mbetet një mbështetje për aspiratat e Shqipërisë drejt integrimit.
Nga ana tjetër Papa Benedikti XVI ka vlerësuar aspiratat e vendit tonë për integrimin në BE dhe siguroi presidentin Topi për mbështetjen e Vatikanit “në rrugëtimin e saj integrues në këtë 100-vjetor të Pavarësisë”
“Shqipëria dhe populli shqiptar, me bashkëjetesën, harmoninë dhe tolerancën fetare, janë shembulli unik i evidentimit të vlerave më të mira paqedashëse dhe njerëzore”- u shpreh Ati i Shenjtë.
(er.nu/BalkanWeb)