AK, Pashaj: Ideali i dëshmorëve prek ëndrrën e çdo shqiptari
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi përkujtoi sot “Ditën e Dëshmorëve” duke zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi vendosën një flamur për çdo dëshmor, duke shprehur mirënjohjen për kontributin historik dhe luftën e tyre të lavdishme dhe veprën e përjetshme.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, prof/Dr. Myslim Pashaj u shpreh se AK-ja nderon idealin e dëshmorëve “që përkon me ëndrrën dhe aspiratën e mbarë shqiptarëve për një Shqipëri të pavarur, bashkuar dhe me prosperitet. Ideali dhe ëndrra e tyre nuk mund të keqpërdoret nga krahët e përçarë të politikës, sepse ata u flijuan për lirinë e atdheut dhe flamurin tonë kombëtarë”.
(er.nu/BalkanWeb)