Papa, respekt te thelle per fene Islame
Ne hapje te vizites se tij ne Jordani Benedikti XVI. theksoi deshiren per paqe dhe harmoni ne Lindjen e Aferme. Fjale te qarta ne Aman, ku megjithate entuziazmi per viziten e Papes ishte i kufizuar. Dje gjate pasdites se vone Benedikti XVI-te i beri nje vizite kortezie ciftit mbreteror. Me nje xhest te vecante mbreteresha Rania dhe mbreti Abdullah II-te e priten mysafirin nga Vatikani qe ne aeroport. Se cfare pret ai prej vizites se Papes, kete mbreti e beri te qarte qe ne fjalen e tij pershendetese: "Vlerat qe ndajme ne mund te japin nje kontribut te rendesishem per token e shenjte. Ketu duhet te menjanojme se bashku hijen e konfliktit, qe eshte krijuar prej politikes kolonizuese te planifikuar. Palestinezeve u duhet pranuar e drejta e lirise dhe e sovranitetit, dhe izraeliteve siguria. Jeruzalemi eshte nje problem i perbashket per te gjithe ne. Duhet te garantojme, qe qyteti i shenjte te mund te jete nje vend lutjeje per te gjithe." Nevojitet nje dialog i ri global i mirekuptimit te ndersjelle dhe i vullnetit te mire, tha Abdullahu.
Papa thote vazhdimisht se vjen si pelegrin ne token e shenjte dhe gjate fluturimit te tij ai theksoi edhe nje here qe kisha nuk eshte fuqi politike. Megjithate vizita e tij eshte dydimensionale dhe aspekti politik, i veshtiresuar prej aferes Williamson dhe fjalimit te Regensburgenit, perben pjesen me te rendesishme. Vec kesaj Benedikti XVI-te shpreson, qe vizita e tij t'i jape impulse te reja dialogut nderfetar. "Vizita ime ne Jordani me jep nje mundesi te mirepritur per te folur per respektin tim te thelle per bashkesine myslimane dhe per te drejtuar mirenjohje kundrejt madherise se tij, mbretit, per nxitjen e nje te kuptuari me te mire te virtyteve te shpallura nga feja Islame".
Benedikti eshte i treti Pape i kohes se re, qe viziton Jordanine. Se fundi paraardhesi i tij Gjon Pali II-te ishte ketu para nente vjetesh. Por ne dallim nga ai Benedikti do te qendroje jo vetem nje, por kater dite. Per te eshte udhetimi i pare ne nje vend arab.Dje pasdite ai vizitoi nje qender kishtare per femije me aftesi te kufizuara. Atje Papa u prit me entuziazem me brohoritjet "Benedetto" nga besimtare katolike. Por ne Jordani entuziazmi dallohet me veshtiresi. Shumica e njerezve jane indiferente kundrejt vizites se Papes, pasi te krishteret perbejne ketu vetem nje pakice te vogel. Gjate fjales se tij para qendres "Regina Pacis" Benedikti XVI-te preku edhe nje here procesin e paqes ne Lindjen e Aferme. Do te lutem per te, tha ai: "Paqe per te gjithe, per prinderit, per bashkesite, per Jeruzalemin, per token e shenjte, per rajonin, paqe per gjithe njerezimin. Qofte kjo paqe e gjate, ne drejtesi dhe integritet, e mbeshtetur prej deshires se thelle per te jetuar me njeri-tjetrin ne harmoni".
Sigurisht edhe nje teme gjate takimit te sotem te Benediktit me klerike dhe dijetare te larte myslimane pas nje vizite ne nje xhami te vendit arab. Shpresohet per fjale te qarta te Papes. Kreu i Kishes Katolike do te vizitoje ne Jordani edhe vendet e shenjta te krishterimit, sot malin Nebo, prej nga Moisiu sipas bibles pa token e shenjte dhe te dielen, vendin e supozuar te pagezimit te Jezusit ne lumin Jordan. Deri ne vazhdimin e udhetimit per ne Izrael, Papa e kalon naten ne rezidencen e nuncit te Vatikanit.
DW