E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Lario nuk me demtoi

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni deklaroi dje se sondazhet private tregonin se mbeshtetja e publikut per te nuk ishte ndikuar nga nje "mal falsifitetesh" te medias lidhur me divorcin e afert nga bashkeshortja e tij. Berluskoni, i cili kete jave u shfaq ne televizionin kombetar per te hedhur poshte akuzat e bashkeshortes se tij, sipas se ciles ai kishte nje lidhje me nje vajze adoleshente, deklaroi se niveli i mbeshtetjes publike per te ishte po aq i larte sa edhe javen e kaluar. "Sot ne mengjes mora rezultatet e sondazheve qe tregojne se niveli i mbeshtetjes per partine e tij ne pushtet Populli i Lirise eshte 45 per qind dhe per kryeministrin 75 per qind", deklaroi ai permes telefonit. "Prisja nje renie te mbeshtetjes, - vijoi mandati i medias, - por fushata e medias e mbeshtetur ne nje mal falsitetesh qe kane shperthyer ditet e fundit eshte lexuar me shume mencuri nga italianet", tha ai.

Shpesh Berluskoni krenohet per popullaritetin e tij sipas sondazheve private qe nuk publikohen ne media, por sondazhe te tjera publike tregojne shifra me te uleta. I tille ishte ai i publikuar nga gazeta a majte "La Repubblica" muajin e kaluar qe tregonte nje mbeshtetje me 56 per qind per kryeministrin italian. Sondazhet e para pas publikimit te kerkeses se bashkeshortes se Berluskonit per divorc tregojne nje ndikim te pallogaritshem te votuesit ne prag te zgjedhjeve evropiane.

Por dy sondazhe te tjera te publikuara nga gazeta "Il Sole 24" dhe "Coesis" kane treguar nje mbeshtetje me te larte per bashkeshorten Veronica Lario sesa per kryeministrin.

Lario, bashkeshortja e Berluskonit qe prej 19 vitesh, deklaroi per median italiane javen e kaluar se kerkonte divorcin, pasi "nuk mund te jetonte me nje njeri qe ka lidhje me minorene", duke shkaktuar reagimin dhe pergenjeshtrimin e menjehershem te ketyre akuazave nga kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›