Sërish dhunë në Kirgizi
Të paktën 17 njerëz janë vrarë, pas shpërthimit të sërishëm të dhunës në jug të Kirgizisë. Ministria e Shëndetësisë tha se më shumë se 200 njerëz janë plagosur në dhunën që shpërtheu të enjten në mbrëmje në qytetin jugor Osh.
Policia vlerësoi se disa mijëra njerëz ishin përfshirë në përleshjet mes grupeve të rivalizuara të te rinjve.
Presidentja e përkohshme e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, bëri thirrje për qetësi dhe tha se autoritetet e kanë frenuar dhunën.
Qeveria e përkohshme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Osh dhe tri zona për rreth, si dhe urdhëroi vendosjen e orës policore.
Nuk është e qartë se kush i nxiti përleshjet. Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.
Jugu i Kirgizisë ishte bazë e ish-presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakiev.
Sipas të dhënave, lufta u bë mes disa bandave rivale, të cilat u përleshën me armë, dhe më pas qindra të rinj u nisën drejt qendrës se qytetit duke plaçkitur dyqanet dhe thyer dritaret e tyre.
Dëshmitarë okularë thonë se betejat me armë vazhduan gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit dhe se u është vënë zjarri të paktën dhjetë makinave.