E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet, Rama vizitë në familjen e Aleks Nikës

Një ditë pas vizitës në familjen e Hekuran Dedës, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar sot edhe familjen e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të ngjarjeve të 21 janarit.
 

Rama ka zgjedhur festën e Krishtlindjeve për të bërë një vizitë tek familjarët e të ndjerit Aleks Nika ndërsa më pas është shprehur edhe në rrjetin social “Twitter” se familja e tij pret drejtësi.
 

“Për Krishtlindjet në shtëpinë Aleks Nikës ku të rriturit presin drejtësi për vrasjen ndërsa Amelia 4 vjeçe pyet përditë a do vijë babi sot?” thekson Rama në “Twitter”.
 

Aleks Nika, 34 vjeç, baba i dy vajzave humbi jetën gjatë pjesmarrjes në protestat e opozitës, të 21 janarit në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›