E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa viziton Portugalinë



Papa Benedikti i XVI-të nis sot një një vizitë katër ditore në Portugali. Ati i shenjtë pritet që gjatë kësaj vizite të transmetojë mesazhin e shpresës, në një vend i cilësuar si më i varfëri në Europën perëndimore.
Gjatë ditës, në një nga sheshet e Lisbonës, ai do të mbajë një meshë të hapur për qindra mijëra njerëz. Portugalia është një vend me shumicë dërrmuese katolike, por vetëm 2 milionë nga 10.6 milionë banorë e cilësojnë veten si besimtarë praktikantë. Gjatë katër ditëve, Papa do të vizitojë Fatima-n, Lisbonën dhe Porto-n. Benedikti i 16-të, po zhvillon udhëtimin e tij të 15 -të, jashtë vendit dhe të pestin e një Pontifi në këtë vend, pas vizitës së Papa Gjon Palit të 6-të dhe pas tre vizitave të Gjon Palit të 2-të, përkatëissht në vitet 1982,1991 dhe 2000.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›