Papa vozitet me Reno 4

Papa Françesko është i njohur me stilin e tij modest të jetës. Prej ditës së sotme, ai si veturë të vetën do të ketë një Reno 4 të bardhë, i cili i ka kaluar jo më pak se 300 mijë kilometra, dhe është 20 vite i vjetër.
Kjo, ishte dhuratë nga at Renco Zonta, i cili kishte mbetur i mahnitur nga iniciativa e Papës për të ndërtuar një Kishë për të varfërit, transmeton BBC.
Megjithkëtë, sigurimi i Atit të Shenjtë ka mbetur i shokuar kur vetë Papa kishte marrë çelësat e Renos dhe ka bërë disa xhiro me të, duke thënë se po të njejtën veturë ai e ka ngasur edhe në vendlindjen e tij në Argjentinë. /Indeksonline/