Daçiqit s'i pëlqen heqja e emërtimit Serbia

Kreu i Qeverisw së Serbisë, Ivica Daçiq tha se se do të bisedojë me OSBE lidhur me emërtimin e listës “Iniciativa qytetare e Serbisë” për zgjedhjet lokale në Kosovë duke theksuar se kjo listë duhet qartë të theksohet si serbe pasi pas saj qëndron Serbia.
Pas vendimit ende të pashpallur zyrtarisht nga KQZ i Kosovës, Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka reaguar duke theksuar se do të bisedojë me OSBE-në.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për tri subjekte duke rekomanduar të ndryshojnë emërtimin. Listat e kandidatëve që në emërtim kanë Serbinë, duhet të ndryshojnë emërtimin dhe poashtu këto lista kanë gabime teknike gjatë plotësimit. Mediet serbe thonë se kjo nënkupton që lista e përbashkët “Serbia” duhet të ndryshojë emërtimin, por edhe partia e Oliver Ivanoviqit “Serbia, demokracia, drejtësia”.
Kreu i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq tha se do të bisedojë me OSBE-në lidhur me emërtimin e listës “Iniciativa qytetare e Serbisë” për zgjedhjet lokale në Kosovë duke theksuar se kjo listë duhet qartë të theksohet si serbe pasi pas saj qëndron Serbia, transmeton Standardi.
“Kjo ka qenë ideja. Të shikojmë tani çfarë është argumenti. Ministri Vulin i cili është marrë me këtë në aspektin operacional me siguri për këtë do të bisedojë”, tha Daçiq duke shtuar se nuk është e vetmja listë e kontestuar, dhe se ka më shumë të cilat në emërtim kanë Serbia dhe disa Mali i Zi. Por KQZ i Republikës së Kosovës vendim të njëjtë sikurse me “Iniciativën Qytetare Serbia” ka marrë edhe për partin malazeze “Në forcën e re të Mali i Zi”. Edhe pse është pritur që KQZ të paraqes këtë vendim gjatë ditës së djeshme kjo nuk është bërë publike. /Indeksonline/