Thaçi përshendet Kryeziun: "Kandidat riciklues"

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi me përgjigje ndaj Eqrem Kryeziut. Me 3 nëntor kandidati i LDK do të pësojë humbjen e radhës përballlë kandidatit të partisë së tij, Ramadan Muja.
“Kam dëgjuar këto ditë deklarime falenderuese në emrin tim nga oponenti i ricikluar i kandidatit Muja. Unë dua t’i shprehë lehtësi shpirtërore këtij kandidati riciklues të Ramadan Mujës dhe ta sigurojë se do të ketë edhe ma lehtë pas 3 nëntorit, sepse kandidati Muja do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Prandaj, i shprehi lehtësi shpirtëror ricikluesit të kandidatit të Mujës, Eqrem Kryeziut”, ka thënë Thaçi për TVB. /Indeksonline/