E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiste e blinte pa procedurë inventarin e shkollës

Policia e Dellçevës do të ndjekë penalisht një ish-drejtor të shkollës fillore.

Kallëzimi i ngritur, ka të bëjë më akuzën se ish-drejtori, 54-vjeçari M.S nga Dellçeva, ka bërë shitblerjen e inventarit të shkollës, pa realizuar procedurën e prokurimit publik.

Sipas njoftimit të Policisë, i kallëzuari kishte shitur gjatë viteve 2009-2012, të gjithë inventarin, dhe mjetet i kishte mbajtur për vete, ndërsa më pas kishte blerë të reja, duke mos respektuar procedurën ligjor për prokurim publik./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›