E Diel, 1 Nëntor 2026

Biografia e kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan

TIRANE- Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi.
Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake, në specialitetin Artileri Toksore u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më datë 16.07.2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1.06.2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak kariere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si:
Medalja e Karierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.
Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.
Nga data 16.01.2012 është dërguar me mison luftarak “EAGLE 4” në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›