E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitella-Ramës: Shqipëria nuk duhet të humbë trenin për në Europë

TIRANE- Në një takim me liderin e opozitës Edi Rama, në selinë rozë zv.presidenti i Parlamentit Europain, Xhani Pitella ka inkurajuar opozitën që të bashkëpunojë me qeverinë me qëllim që Shqipëria të mos e humbë mundësinë për tu integruar në BE.

Pitella është shprehur se, “Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të humbë trenin drejt Europës. Pikërisht për këtë qëllim inkurajova opozitën që të bëjë pjesën e saj dhe të njejtën gjë duhet të bëjë edhe qeveria. Të dyja palët duhet të ushtrojnë me përgjeshmëri detyrat e tyre. Kjo duhet bërë në mënyrë, seriozë, konstruktive dhe të vendosur”, tha ai.

Sipas Pitellës, “Edhe zgjedhja e presidentit duhet të jetë një moment që duhet të përcjellë sinjale maturie dhe përgjegjshmërie”.

Nga ana e tij kryesocialisti Rama garantoi të dërguarin e PE, se socialistët janë të gatshëm të jenë pjesë e proceseve integruese.
“Shkëmbyem edhe disa mendime lidhur me situatën në vend. E informuam për rolin e PS në cuarjen përpara të atyre proceseve që janë të domosdoshme”, tha ai.

Zyra e shtypit e PS-së bëri të ditur se Rama, së bashku edhe me anëtarët socialistë të delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, i dhuroi z. Pitella një kopje të programit të Partisë Socialiste për “Një Rilindje Shqiptare".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›