Berisha: Ngushëllime familjes Vogli, shërim të shpejtë Nëntetarit Peci
TIRANE - Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllimet e tij familjes së Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar të Afganistanit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Berisha theksoi se vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë.
“Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.”- u shpreh Berisha.
Mësohet se Kryeministri Berisha i telefonoi Komandantit të Njësisë, Kolonel Behar Mara, ku i shprehu atij dhe të gjithë efektivit ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të Kapiten Voglit, në përmbushje të një misioni fisnik, në kuadrin e Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Afganistan.
Kryeministri u shprehu ngushëllimet të gjithë ushtarakëve tanë në Kandahar, si dhe mbështetjen e plotë të tij, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, në këto çaste shumë të dhimbshme për familjen Vogli, për shokët e armëve të Kapiten Voglit dhe shqiptarët në tërësi.
Kolonel Mara e siguroi kryeministrin se trupat shqiptare në Kandahar qëndrojnë më të vendosur se kurrë që krah për krah me ushtarakët amerikanë të përmbushin çdo detyrë që do t’u ngarkohet, në interes të paqes e stabilitetit.
Ndërkohë kryeministri Berisha i uron shërim Nëntetarit Aleksandër Peci, i cili u plagos në krye të detyrës dhe që aktualisht ndodhet në gjendje kritike.
(er.nu/BalkanWeb)