Papadimas dhe shembulli si s’duhet të formohet një kabinet qeveritar
U deshën katër ditë bisedime dhe negociata të vështira, ultimatume të parespektuara dhe zemërim privat dhe publik, por Greqia më në fund e ka një kryeministër të ri. Më dhjetë nëntor, Lukas Papademos, një ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, është emëruar në vend të George Papandreut, i cili katër ditë më herët ishte pajtuar të jepte dorëheqje. Kjo do të thoshte se Greqia brenda një jave i kishte dalë në fund një cikli të plotë. Duket se kushtet e vëna janë të paarritshme, por zgjedhja duket se është e pranueshme. Zoti Papadimas, një ekonomist akademik dhe jo anëtar i ndonjë partie politike, ka reputacionin për t’i siguruar partnerët e pakos greke dhe ka ekspertizën e duhur kur kërkohet zbatimit i shkurtimeve prej pesëdhjetë për qind të bondeve private, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel më 26 tetor. Viktima e fundit e kësaj jave përlot telashe ishte Philippos Petsalnikos, kryetar i parlamentit grek. Një gjermanishtfolës i shkathët që mbajti rendin parlamentar në mënyrë të përsosur, ai padyshim se dukej zgjidhja më e mundshme konsensuale për zëvendësimin e Papandreout, sidomos pas fjalimit të kryeministrit të dorëhequr më 9 nëntor. Papandreou dha një falim emocionues në televizion, ani pse nuk e përmendi emrin e tij si pasardhës. Papandreou (shoqëruar me imazhe të presidentit Karolos Papoulias), u detyrua të sprapsej nga kandidatura e Petsalnikos nga frika se mund të nxiste një rebelim nga shtyllat në prapaskenë të Pasokut (Lëvizjes Socialiste Panhelenike). Ata mendonin se kryetari i parlamentit i kishte ndihmuar Papandreout të dilte me propozimin për një referendum pakos së Bashkimit Evropian prej 130 miliardë eurosh. Këtij plani i ishte mbyllur dera nga liderët e samitit të Kanës, gjë që shtrëngoi Papandreoun të jepte dorëheqje.
Kandidatura “grusht” e zotit Papandreu dështoi për shkak se ai zgjodhi ekipin e tij ekonomik. Kjo ishte e papranueshme për Pasokun, kryesisht sepse nuk do ta përfshinte Evangelos Venizelosin, ministrin e Financave të Papandreut, i cili nuk është fort i pranueshëm në mesin e zyrtarëve të lartë të FMN-së dhe BE-së. Papandreu nuk e donte si alternativë as koalicionin me Demokracinë e Re opozitare; ai më shumë do të preferonte një qeveri me mandat të plotë, sesa qeveri uniteti deri në zgjedhjet e parakohshme të 19 shkurtit. Venizelos arriti në momentet e fundit të merrte një post qeveritar, pas një fushate kundër Papademosit. Avokati ambicioz i çështjeve kushtetuese, Venizelos shihet si figura kryesore për pasimin e Papandreout si lider i Pasokut – për këtë i duhet një pozicion i pushtetshëm për bërje të fushatës. Papadimas ka qëndruar larg zhvillimeve kaotike të kësaj jave. Ai ka vënë dy kushte; marrjen e mbështetjes të të dyja kampeve politike dhe, në linjë me kërkesën e Komisionit Evropian, ka kërkuar nënshkrimin e një letre prej liderëve të të dyja partive për zotimin ndaj pakos shpëtuese. Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, ka refuzuar nënshkrimin e kësaj letre, duke zemëruar edhe liderët evropianë, si kancelaren Angela Merkel. Gjatë javëve në vazhdim, Papadimas do të ketë punë të vështirë me Qeverinë e parë të unitetit kombëtar në kohët moderne. Partitë majtiste kanë paralajmëruar se do të dalin në rrugë për ta kundërshtuar planin.