Riorientimi i Amerikës në politikën e jashtme
Rreth 40 vjet më parё nё Nju Jork , kur hyra në Universitetin e Oksfordit, si një student i sapo diplomuar, deklarova interesit tim rreth Lindjes sё Mesme. Me informuan se kjo pjesë e botës i përkiste degës “Studime Orientale”, dhe për këtë arsye do mё caktohej edhe profesori i duhur. Por nё takimin tim të parë, vura re se nё zyrën e profesorit, raftet e tij, ishin të mbushur me vëllime librash tё karaktereve kineze. Ai ishte një “specialist” në atë fushё specifike, çfarëdo fushe tё ketë qenё ajo, të paktën për mua në atë kohë “Orienti”, ishte orientimi i gabuar. Një gabim i ngjashёm me këtë, i ka ndodhur edhe politikës së jashtme amerikane. Shtetet e Bashkuara janë tё mbi preokupuar me Lindjen e Mesme, në një mënyrë qё: Orientimi i gabuar, nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme Azisë lindore dhe Paqësorit, nga ku do tё shkruhet shumica e historisë së shekullit të XXI. Lajm i mirë është se ky fokus po zhvendoset. Në të vërtetë, një transformim i qetë po merr pjesë në politikën e jashtme amerikane, shumë i rёndësishёm, pavarësisht se i ka kaluar afati. SHBA-ja ka ri-zbuluar Azinë. “Ri-zbuluar” është fjala mё me fuqi këtu. Azia ishte një nga dy “teatrot” ose “arenat” kryesore të Luftës së Dytë Botërore, dhe e ka “ndarë epiqendrën” me Evropën, gjatë Luftës së Ftohtë. Në të vërtetë, dy konfliktet më të mëdha të asaj periudhe: lufta në Kore dhe Vietnam, u luftuan në “qendër”. Por, me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Azia u “largua” nga interesi amerikan. Në dekadën e parë të epokës pas-Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara e kthyen vëmendjen e tyre drejt Europës. Politik-bërësit amerikanë u përqendruan kryesisht në zgjerimin e NATO-s, me synim përfshirjen e shumë vendeve tё ish-Paktit të Varshavës dhe duke konkurruar e “luftuar” me fazën e luftërave post-Jugosllave. Faza e dytë e pas Luftës së Ftohtë, filloi me sulmet terroriste tё 11 shtatorit 2001. Ajo që pasoi ishte një dekadё e përqendrimit amerikan, kundër terrorizmit dhe në shkallë të gjerë angazhimin e forcave ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. Të dy konfliktet kanë marrë më shumë se 6.000 jetë amerikanësh, dhe një kosto prej 1 trilion $ dhe konsumimin e orëve të panumërta për dy presidentët dhe stafin e tyre. Tashmë, kjo fazë e politikës së jashtme amerikane është drejt fundit. Presidenti Barack Obama nё deklaratën e tij bёri tё ditur se forcat e armatosura amerikane do të jenë larguar nga Iraku deri në fund tё vitit 2011. Në Afganistan, nivelet e forcave të SHBA-ve kanë arritur kulmin dhe janë në rënie, pyetja qё ngelet për t’u bёrё është roli dhe prania e kufizuar ushtarake amerikane pas vitit 2014.
Nuk është për të argumentuar çështjen se Lindja e Mesme është e parëndësishme, ose se SHBA-tё duhet ta injorojnë atë. Në të kundërtën, ajo mbetet ende “shtëpia” e naftës dhe rezervave masive tё gazit. Kjo është një pjesë e botës, ku terroristët janë aktivë dhe konfliktet kanë qenë të zakonshme. Irani është gjithmonë e mё pranë krijimit tё armëve bërthamore, e nëse e arrin këtë synim, atëherë dhe të tjerët mund të ndjekin shembullin e tij. Dhe ky është një rajon qё tashmë përjeton atë që mund ta quajmë si trazirat dhe kryengritjet mё historike tё politikave tё brendshme. Ekziston edhe lidhja unike midis Amerikës dhe Izraelit. Megjithatë, ekzistojnë arsye tё veçanta se pse SHBA-tё kanё bёrё me pak për Lindjen e Mesme sesa këto vitet e fundit si për shembull: dobësimin e Al-Kaedës, perspektivat e dobëta ne lidhje me përpjekjet e paqes, dhe, mbi të gjitha, provat e panumërta, përtej çdo lloj mase dhe se iniciativat masive për ndërtimin e kombit nuk janë nё përpjesëtim të drejtë me investimet. Në të njëjtën kohë, ka argumente të forta për një përfshirje më të madhe amerikane në rajonin Azi-Paqësor. Me popullsinë e madhe të saj dhe ekonomitë nё rritje të shpejtë, është e vështirë të ekzagjerohet rëndësia ekonomike të rajonit. Kompanitë amerikane, çdo vit eksportojnë më shumë se $ 300 miliard dollarë në mallra dhe shërbime, për vendet në rajon. Ndërkohë, vendet e Azisë janë një burim i rëndësishëm investimesh për ekonominë e SHBA-ve. Ruajtja e stabilitetit rajonal është shumё kritike për SHBA-tё dhe suksesin ekonomik nё rang global. SHBA-tё kanё detyrime të shumta aleancash; me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Filipinet, dhe Tajlandën; të cilat janë mёse të nevojshme, pjesërisht, për të penguar agresivitetin e Koresë sё Veriut. Për më tepër, politika amerikane duhet të krijojë një mjedis, në të cilin “Kina nё rritje” tё mos detyrohet tё tundohet për të përdorur fuqinë e saj, brenda ose jashtë rajonit. Për këtë arsye, përpjekjet e fundit të SHBA-ve për të forcuar lidhjet me Indinë dhe disa vende të Azisë Juglindore, kanё kuptim. SHBA-tё mё tё drejtё kanё zhvendosur fokusin e tyre, nga Lindja e Mesme në Lindjen e Largët. Lajm i mirë është që ky konkluzion mbështetet edhe nga spektri politik i SHBA-ve. Mitt Romney, kandidati republikan për president, ka premtuar ndërtimin e numrit tё anijeve, një angazhim lidhur ngushtë me praninë në rritje të SHBA-ve në Paqësor. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, foli rreth largimit të Amerikës nga Lindja e Mesme “madhështore”: “Qendra strategjike dhe ekonomike e gravitetit botëror po zhvendoset në lindje dhe ne jemi duke u përqendruar më shumë në rajonin Azi-Paqësor”. Pavarësisht se shekulli i XX-të do të jetë një tjetër “shekull amerikan”, me siguri do tё jetё edhe një shekulli i Azisë dhe Paqësorit. Është mёse e natyrshme dhe e arsyeshme që SHBA-ja të jetë në qendër të çdo gjëje qё ka lidhje me këtë fakt.
Richard N. Haass, ish-drejtor i planifikimit të politikave në Departamentin Amerikan të Shtetit, President i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Marrë nga Project-Syndicate.com