E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreou do njoftojë masat për reduktimin e borxhit


Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreou, pritet të bëjë publike një sërë masash për të reduktuar borxhin publik të vendit dhe për të rikthyer besimin e komunitetit ndërkombëtar në ekonominë e vendit. Deficiti buxhetor i Greqisë pritet të shkojë deri në mbi 12 përqind të prodhimit grek këtë vit. Shqetësimi që ka shkaktuar ky fakt po e bën gjithmonë e më të vështirë për Greqinë që të sigurojë hua nga kreditorët. Sindikatata kanë paralajmëruar se çdo masë e marrë që do të reduktonte të ardhurat e punonjësve do të kundërshtohet prej tyre. Liderët e Bashkimit europian i kanë dhënë një vit afat kryeministrit grek që të zbatojë planin e tij për nxjerrjen e ekonomisë vendase nga kriza. Gjatë samitit të fundjavës, Papandreu u gjend para presionesh nga partnerët e tij, që të merrte masa emergjente që konsistonin në kufizimin e të ardhurave. Por sipas shtypit, kryeministri ka refuzuar atë që quhet tashmë si model irlandez, duke u angazhuar për zbatimin e një programi më të butë. Ai ka thënë se qeveria e tij i njeh shumë mirë problemet që ka përpara dhe prandaj shprehet optimist për suksesin e reformave." Papandreu do të fillojë dialogun me grupet e interesit, ku pritet të publikojë edhe akset e politikës ekonomike për katër vitet e ardhshëm, por jo vetëm kaq. Sipas analistëve programi i Papandreut, do të jetë i ndarë në dy faza. Në fazën e parë do të synohet ulja drastike e defiçitit buxhetor, pezullimi i emërimeve në administratën shtetërore dhe eliminimi i shpërdorimeve në sektorin buxhetor. Në fazën e dytë, që do të fillojë pas vitit 2011, theksi do të vihet në reduktimin e numrit të punonjësve në adminiastratën shtetërore, deri në një të pestën e numrit ekzistues prej afro 830 mijë vetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›