E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, PS-Priftit: Përgjegjësia është e jotja

Kështu, Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, duke deklaruar se sot nuk ishte koha të akuzonte opozitën, por t’iu kërkojë ndjesë shqiptarëve. “T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre familjeve që sot u duhet të lënë në mëshirën e fatit banesat e tyre. T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre shqiptarëve që sot duhet të sakrifikojnë prodhimet e tyre bujqësore”, theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.“Turp për Dritan Priftin, që në harkun kohor të dy javëve solli shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe përmbytjet për shkak të keqmenaxhimit të rezervave hidrike. Ashtu si dy javë më parë kur akuzonte OSSH për rritjen e çmimit të energjisë, edhe sot Dritan Prifti gjeti kurajon të akuzonte OSSH për importin e energjisë. Ministri je ti, dhe përgjegjësia është e jotja”, tha më tej ajo. /S.Lleshi/                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›