E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Do bëjmë përpjekjet maksimale për rregullimin e buxhetit

Kryeministri i Greqisë Giorgios Papandreu ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e vendosur në përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin. Rregullimi i financave është një obligim kombëtar, deklaroi Papandreu para deputetëve në parlamentin e Athinës. Ai i kërkoi të gjitha partive politike që të mbështesin kursin e kursimeve. Gjendja kritike e buxhetit të Greqisë do të jetë një prej temave që do të prek edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle

në takimet e tija me krerët e Greqisë që në Athinë fillojnë këtë të martë në mbrëmje. Borxhet e reja të Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12,7 për qind të prodhimit bruto. Për shkak të shkeljes së rregullave financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikëqyrje të shtuar të Bashkimit. Greqia ka paraqitur për vite të tëra bilance negative në Bruksel.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›